Ky është vëllau tjetër që mbeti i pIagosur nga tragjedia në Klinë

  • G.G /
  • 29 April 2022 - 10:26
Ky është vëllau tjetër që mbeti i pIagosur nga tragjedia në Klinë

Një vrasje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Klinës.

Derisa një familje ishte duke ngrënë iftar në një nga restaurantet e qytetit, dy anëtarë të saj pësuan në parkingun e restaurantit.

Njëri nga ta u pIagos, ndërsa tjetri nuk u mbijetoi pIagëve të marra.

Lidhur me v rasjen e 23 vjeçarit, Fazli Hoxha dhe pIagosjes së vëllait të tij, Mahmutit, Policia në Pejë konfirmoi  se 5 persona janë arrestuar.

“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, tha për Indeksonline Fadil Gashi zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Dy të plagosurit kanë refuzuar që të shtrihen në Spitalin e Pejës, dhe mënjherë pasi kanë marrë ndihmën e parë, janë larguar për në shtëpi.

“Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pas, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thënë Dreshaj.

Ndryshe, pesë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, atëherë edhe kur ishte njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”.

Sipas raportimeve të mediave, i vrari dhe të plagosurit janë vëllezër mes vete. Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik.

(Kosova Sot Online)