Policia jep detaje për arrestimin e profesorit të dyshuar për pedofili: Në banesën e tij janë konfiskuar disa dëshmi

  • G.G /
  • 29 April 2022 - 10:28
Policia jep detaje për arrestimin e profesorit të dyshuar për pedofili: Në banesën e tij janë konfiskuar disa dëshmi

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e profesorit të dyshuar për ‘pedofili’, duke bërë të ditur se në banesën e tij janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur.

Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të  lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në fjalë është cilësuar si ‘ofrim i materialit pornografi i personave nën moshën 16 vjeç’.

(Kosova Sot Online)