Ujësjellësi “Prishtina” ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 10:43
Ujësjellësi “Prishtina” ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të premten se pagesat e shpenzimit të ujit mund të realizohen edhe direkt, përmes platformës “Pagesa Direkte”

“Që të kurseni kohën tuaj, pagesat e shpenzimit të ujit tashmë mund t'i realizoni direkt përmes platformës “ Pagesa Direkte ” ose për ju të cilët tanimë jeni të regjistruar në platformën e kartelës online, mund te bëni edhe pagesat e faturës së shpenzimit të ujit në kohë reale. Platforma “Pagesa Direkte” në ëeb-faqen e KRU “Prishtina” sh.a është zhvillimi i fundit që u mundëson konsumatorëve pagesa të shpejta vetëm duke shënuar të dhënat e kërkuara online”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.

Sipas njoftimit, nëpërmjet kësaj platforme elektronike, konsumatorëve të regjistruar u krijohet mundësia për lehtësira të tjera, siç janë edhe kontrollimi i shpenzimeve te ujit, pagesave, faturave dhe administrimi i më shumë se një ujëmatës.

“Për të gjithë konsumatorët shtëpiak apo komercial që jetojnë jashtë Kosovës, shërbimet e ujit te shpenzuar dhe pagesat për pronat e tyre mund t’i bëjnë përmes web-it ose përmes telefonit , mjafton qe te vizitoni web faqen e KRU “Prishtina” sh.a Për të pasur qasje në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, i cili është një procedurë shumë e thjeshtë. Mjafton që konsumatori të ndjekë udhëzimet e faqes nëpërmjet vendosjes së të dhënave të faturës me KRU “Prishtina” sh.a . E-Krup së shpejti edhe në platformën android dhe IOS”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)