Komunat po e shqyrtojnë mundësinë për t’i paditur MAShT-in dhe MSh-në, shkak kontratat kolektive

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 12:03
Komunat po e shqyrtojnë mundësinë për t’i paditur MAShT-in dhe MSh-në, shkak kontratat kolektive

Komunat e Kosovës janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Arsimit për shkak të kontratave kolektive.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar se pakënaqësia e komunave është nënshkrimi i kontratave kolektive në arsim dhe shëndetësi, pa mbulueshmëri financiare.

Ibrahimi konfirmoi se edhe pse komunat nuk janë nënshkruese të këtyre kontratave, sipas tij apo po obligohen që t’i mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre kontratave.

“Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministritë nënshkruese të kontratave kolektive, pra kontrata kolektive për arsim dhe shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare. Komunat nuk janë kundër kontratave kolektive por mbulueshmëria financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo komunat. Pra, komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive po obligohen të mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi I këtyre kontratave duke iu krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore/përmbarimore”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se këto kontrata e kanë dëmtuar buxhetin e komunave dhe se për këtë arsye ato janë duke menduar që të ngrisin padi ndaj MASHT-it dhe MSH-së.

“Këto kontrata kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë buxhetin e komunave e të cilat kanë ndikuar edhe në mos realizimin e shumë projekteve kapitale e të cilat projekte ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit.  Duke marrë parasysh se në takimin dy-ditor të Komisionit të Granteve ku janë përcaktuar grantet qeveritare për financimin e komunave për vitin 2023 dhe orientimet për vitet 2024-2025 nuk është pa që Qeveria ka ndonjë vullnet për zgjidhje të kësaj çeshtje, mendohet nga komunat të e shfrytëzohet mundësia e ngritjes së një padie të përbashkët për Ministritë nënshkruese të kontratave kolektive e që janë MASHTI dhe MSH, deklaroi më tutje Ibrahimi.

Ibrahimi tregoi se edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dal kundër kërkesave të komunave që borxhet dhe që obligimet financiere për zbatimin e kontratave kolektive të merren nga niveli qendror.

“Në këtë takim ka qenë prezent edhe Ministri I Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi I cili me votën e tij ka dalur kundër kërkesave të komunave që borxhet dhe që obligimet financiere për zbatimin e kontratave kolektive të merren nga niveli qendror. Ministri Kransiqi në takimin e mëhershëm të përbashkët me kryetar është zotuar që do të angazhohet në zgjidhjen e këtij problem mirëpo në komisionin e granteve ai ka votuar Pro vendimit të Qeverisë që të vazhdohet më masat e njëjta edhe në të ardhmen”, tha ai.

(Kosova Sot Online)