Vuçiq shtyn adresimin para popullit serb, e zhvendos pas takimit me Kurtin

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 20:26
Vuçiq shtyn adresimin para popullit serb, e zhvendos pas takimit me Kurtin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në 4 maj në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciq, ku do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në mbrëmje.

Këtë e ka konfirmuar Qeveria Gjermane.

“Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme”, kanë deklaruar nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë vendim që ta shtyjë adresimin e tij para popullit për shtatë ditë. Adresimi do të mbëhet më 6 maj, 2022, në ora 18:00”, është thënë në njoftimin e Presidencës Serbe.

Sipas Qeverisë gjermane, bisedimet do të shërbejnë për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE.

“Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane.

(Kosova Sot Online)