Arrestohen burrë e grua në Prizren pasi vodhën stoli ari në vlerë gati 1 mijë e 600 euro

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 09:33
Arrestohen burrë e grua në Prizren pasi vodhën stoli ari në vlerë gati 1 mijë e 600 euro

Janë arrestuar një burrë dhe një grua në Prizren, meqenëse dyshohet se kanë vjedhur stoli ari në vlerë gati 1 mijë e 600 euro.

Me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Adem Jashari, Prizren 28.04.2022 – 13:10. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që nga lokali i viktimës femër kosovare, kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 1539 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)