Aksident në Mushtisht të Suharekës: Shoferi godet veturën e Policisë dhe ikë nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 09:46
Aksident në Mushtisht të Suharekës: Shoferi godet veturën e Policisë dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pas mesnatës në fshatin Mushtisht të Suharekës ku është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë tjetër.

Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se dje në Mushtisht, vozitësi i panjohur me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë dhe më pas ka ik nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, dy zyrtarë policorë meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar.

Rasti është duke u hetuar. 

(Kosova Sot Online)