Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 11:36
Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Edhe për disa muaj të paktën, do të qëndrojë në paraburgim ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala.

Kjo është vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Gillou.

Gjyqtari ka përmendur si arsye se i akuzuari ka rrezik të arratisjes, të ndikojë në prova e dëshmitarë, dhe të ndikojë gjithashtu në procesin gjyqësor i cili ende nuk ka nisur.

Si rezultat, gjyqtari ka vendosur ta rikonfirmojë vendimin e Gjykatës së Apelit në Speciale për këtë çështje, dhe t’ia vazhdojë Shalës paraburgimin.

Në paraburgim po vazhdojnë të qëndrojnë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Salih Mustafa.

(Kosova Sot Online)