Lexoni edhe:
Kievi akuzon Moskën: Kanë vjedhur mijëra tonë drithë
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD ish-kryeministri Sali Berisha iu rikthye shpalljes së tij “non grata” nga DASH, duke theksuar se akuzat për korrupsion janë shpifje pasi nuk kanë asnjë provë.
Duke theksuar se është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes nëse paraqesin një fakt apo provë kundër tij, Berisha u shpreh se kurrë nuk do ta pranojë gënjeshtrën për të vërtetë.
Kievi akuzon Moskën: Kanë vjedhur mijëra tonë drithëLexoni edhe:
“DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. CCilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij… Unë jam Sali Berisha. Kurrë kurrë kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë. Ju jam mirënjohës ju të cilët ndani me mua këtë qëndrim. Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. ”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)