Borxhi prej 400 euro dhe rrahja në Itali çoi në vrasjen e 23 vjeçarit

  • 30 April 2022 - 15:58
Borxhi prej 400 euro dhe rrahja në Itali çoi në vrasjen e 23 vjeçarit

Katër vëllezërit Gashi dhe mixha i tyre janë ndaluar nga policia si të dyshuar për vrasjen në Klinë të 23 vjeçarit, F Hoxha. E siç mëson Gazeta Metro, vëllezërit e viktimës muaj më parë e kishin rrahur E Gashin, për arsye të një borxhi, i cili është vëllai i të dyshuarve për vrasje.

Krimi që tronditi vendin mbrëmjen e së enjtes në Klinë, nga vrasja e 23 vjeçarit Fazli Hoxha dhe plagosja e dy vëllezërve të tij, mësohet se rrjedhë nga një ngatërresë që ka të bëjë me një borxh.

Por si kishte filluar ngatërresa në mes të dy familjeve, Gashi dhe Hoxha.

E gjithë kjo ngatërresë kishte filluar nga një huamarrje nga ana e njërit nga vëllezërit Gashi qe kishte marr të familja e viktimës.

Pesë muaj më parë kishte filluar ngatërresa mes dy familjeve, kur vëllezërit e viktimës e kishin rrahur vëllain e të dyshuarve për vrasje, E Gashi, i cili ndodhet në Itali. Pasi i cili nuk kishte pranuar te ua kthej borxhin familjes e të ndjerit Hoxha.

Siç mëson Gazeta Metro, bëhej fjalë për një shumë prej 400 euro, dhe kjo kishte shtyrë vëllezërit e familjes Hoxha që ta rrahin borxhliun, E Gashi, i cili ndodhej në Itali, edhe rrahja po ashtu kishte ndodhur jashtë Kosovës.

Gjithashtu, E Gashi i cili gjendet në Itali nuk ishte i përfshirë në ‘pritën’ që dyshohet se kishin organizuar vëllezërit e tij ndaj viktimës dhe familjarëve të tij mbrëmjen e së enjtes.

Ndryshe, viktima është i biri i Fazli Hoxhës i cili mbante emrin e babait të tij e që 23 vjet më parë kishte rënë dëshmor përballë forcave serbe. Ai me familjarë kishte qenë për iftar në një restorant në Mirushë të Malishevës mbrëmjen e së enjtes. Pas iftarit ai është qëlluar me armë zjarri, në parkingun e restorantit.

Sipas njoftimit të policisë, deri më tani janë arrestuar pesë persona, të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”. Tutje në këtë njoftim thuhet që të arrestuarit janë A.G. lindur me 1980, N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974.

Njoftimi i plotë nga policia:

“Arrestohen pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”
Pejë, 29 prill 2022
Më datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restauranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.
Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit.
Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast:
• A.G. lindur me 1980
• N.G. lindur me 1992
• A.G. lindur me 1998
• B.G. lindur me 1985
• B.G. lindur me 1974
Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion”.

Por familjari i të dyshuarve për vrasje, ka dhënë një deklaratë për T7, ku ka thënë se 23-vjeçarin me inicialet F.H, e ka vrarë aksidentalisht vëllai i tij.

Kështu ka thënë, Miftar Hasangashi.

“Babai i tij po thotë që na nuk kemi faj, atij djalit që është i vramë, i ka ra me kaci një djalë më i vogël, e tash ai kur e ka humbë vetëdijen, e ka nxjerr alltinë me i vra ata dhe e ka vra vëllain e vet”, ka thënë Hasangashi, familjar i të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit nga Klina.

(Kosova Sot Online)