'Ka me të mbytë' 39-vjeçari në Mitrovicë kërcënohet për shkak të djalit

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 08:07
'Ka me të mbytë' 39-vjeçari në Mitrovicë kërcënohet për shkak të djalit

Një rast i kanosjes është raportuar mbrëmë në Mitrovicë nga një burrë, i cili ka deklaruar se një person i kishte shkuar te shtëpia dhe e ka kërcënuar atë dhe djalin e tij.

Ankuesi ka deklaruar se i dyshuari F.A., e kishte kanosur duke u drejtuar me fjalët “ka me t’i q* robtë, me të hy brenda në shpi dhe me të mbytë”, teka ka tentuar të hyjë në shtëpinë e tij dhe ta sulmojë djalin e viktimës.

39-vjeçari ka deklaruar para hetuesve policorë se i dyshuari paraprakisht e kishte sulmuar duke e kapur për fyti, derisa ka ndërhyrë dikush për t’i ndarë.

Motivi i këtij rasti dyshohet të jetë një zënkë që i dyshuari ka pasur me djalin e viktimës derisa ishin me automjete në qytet.

(Kosova Sot Online)