Nën kërcënimin e armës taksistit në Prishtinë i vidhen 132 euro dhe dy telefona

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 08:43
Nën kërcënimin e armës taksistit në Prishtinë i vidhen 132 euro dhe dy telefona

Në fshatin Keqekollë të Prishtinës një punëtorit të një kompanie taksish i janë vjedhur nën kërcënimin e armës 132 euro dhe dy telefona mobilë.

Sipas tij, ai është kërëcnuar nga tre persona që i kanë hipur në veturë dhe pasi kanë vjedhur paratë janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & VJEDHJE E RËNDË /Fsh. Keqekollë, Prishtinë 01.05.2022 – 02:20. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie taksistësh ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hipur në veturë (taxi) dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë 132 € para të gatshme dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)