Haradinaj viziton BIK-un, uron festën besimtarëve myslimanë

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 11:16
Haradinaj viziton BIK-un, uron festën besimtarëve myslimanë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku uroi të gjithëve festën e Fitër Bajramit.

“Kam nderin që në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me kolegët e mi, t’i urojmë myftiut Ternava, këtu në Bashkësinë Islame të gjithë besimtarëve shqiptarë myslimanë, por edhe gjithë të tjerëve që e festojnë festën, Me fat Bajramin”, tha ai.

Teksa ka shtuar që për të gjithë ata që kanë agjëruar të ju pranojë Zoti agjërimin dhe t’i shpërblejë gjithë ata që kanë ndihmuar të tjerët pasi qe ka qenë muaji i solidaritetit.

(Kosova Sot Online)