23 vjet më parë ia dha 100 dollarë, anglezja tash e sa kohë po e kërkon gruan për ta falënderuar

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 15:59
23 vjet më parë ia dha 100 dollarë, anglezja tash e sa kohë po e kërkon gruan për ta falënderuar

Një vajze angleze, 23 vjet më parë, një grua ia dha 100 dollarë dhe i ndryshoi jetën, tani ajo po përpiqet të gjejë gruan misterioze për ta falënderuar.

Ayda Zugay nuk është person që i pëlqen të ruajë gjërat, muret e shtëpisë së saj në Boston janë të zhveshura.

Por, për më shumë se dy dekada, mbanë një zarf që shpreson se do ta ndihmojë të zbulojë një mister.

Zugay thotë se ishte një refugjate gati 12-vjeçare duke ikur nga ish-Jugosllavia me motrën e saj më të madhe, kur një e huaj ua dorëzoi një zarf në një fluturim për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, ajo i bëri të premtonin se nuk do ta hapnin derisa të zbrisnin avioni.

Ajo bashkë me motrën e saj, më vonë hapën zarfin dhe gjetën një palë vathë dhe një kartëmonedhë 100 dollarë brenda.

Një shënim në pjesën e jashtme të zarfit është i nënshkruar vetëm me një emër, Trejsi dhe për gati një dekadë, Zugay thotë se po përpiqet ta gjejë atë, shkruan CNN.

Ajo dëshiron që Trejsi të dijë se sa shumë kishte kuptim kjo dhuratë për të, edhe pse për dikë mund të duket gjest i vogël.

Por, Zugay thotë se për të dhe motrën e saj, e cila ishte 17 vjeçe në atë kohë, ishte shumë më tepër se një akt bujarie momentale.

Dhe kjo është ende duke formësuar mënyrën se si të dyja motrat jetojnë jetën e tyre 23 vjet më vonë.

Zugay ka shikuar në zarf për të dhëna, ka ndjekur pistat, ka kontaktuar hotelet, linjat ajrore dhe kompanitë turistike, madje ka folur me gazetarë për ta gjetur gruan.

Por, deri më tani, ajo thotë se nuk e ka gjetur Trejsin dhe po përpiqet ta hedh në rrjet në mënyrë që ta gjejë atë.

Ndryshe, disa organizata të avokimit të refugjatëve postuan një video të Zugay duke ndarë historinë e saj në Tëitter këtë javë, dhe ata po i kërkojnë publikut ta ndihmojnë në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)