Prokurorja e Ukrainës: Kemi identifikuar rusin që qëndron pas masakrave në Bucha

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 08:20
Prokurorja e Ukrainës: Kemi identifikuar rusin që qëndron pas masakrave në Bucha

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova ka bërë të ditur se autoritetet kanë identifikuar rusin e parë të dyshuar se ka kryer një masakër civilësh në Bucha.

Është fjala për Sergey Kolotsey, komandant I njësisë së Gardës Kombëtare ruse, siç bën me dije “Kyiv Independent”, duke cituar një postim të prokurores në Facebook.

Sipas policisë dhe autoriteteve publike, në Bucha Kolotsey kishte vrarë 4 burra të paarmatosur në 18 mars dhe një tjetër më 29 mars.

(Kosova Sot Online)