Avokati zbardh detaje për plagosjen në Badovc: U qëlluan pas shpine nga polici i dehur

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 09:37
Avokati zbardh detaje për plagosjen në Badovc: U qëlluan pas shpine nga polici i dehur

Avokati Asdren Hoxha ka dhënë një version për plagosjen e dy të rinjëve të shtunën në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Ai në cilësinë e avokatit të njërit prej të plagosurve ka thënë se zyrtari policor ka qenë i dehur dhe i ka qëlluar pas shpine dy të rinjtë.

Hoxha ka shkruar se polici ka qenë në një ndejë bashkë me serbë të tjerë.

“Në një  ngjarje ku një polic i Kosovës jo ne detyre por në ndejë private gjithnjë i shoqëruar me një grup serbësh e serbe me gjasë reale në gjendje të alkoholizuar ku sipas ligjit për Policinë e Kosovës, nuk ka guxuar në gjendje të alokoholizuar ta ketë armën) i ofrohet djemve shqiptar, për të tregu trimëri para vajzave edhe për të i largu djemtë me fyerje edhe paraqitje të fortit për pa u prezantuar si polic aq më pak në rrethana të tilla, nuk është dukur si i tillë.  Polici më pas ka shtënë në drejtim të djemve shqiptar duke i plagosur të dytë. Vlen të ceket se plagët i kanë marr me shpinë, pra mbrapa gjë që ngërthen në vete se në asnjë mënyrë, nuk mund të  kualifikohet vepra penale të cilën e ka kryer ai si mbrojtje e nevojshme nga se edhe nëse ka ekzistu sulmi e që nuk ka ekzistu kursesi. I njëjti ka pushu edhe djemtë janë plagosur kur policit nuk i është kanos asnjë sulm.”, ka shkruar Hoxha.

Ky është versioni i plotë pa ndërhyrje:

Lidhur me ngjarjen ne liqen te badovcit dje ku pati te shtena armesh!
Nje e padrejt po ndodh per aq sa kam njohuri,por padrejtesit nuk kalojn.

Ne nje ngjarje ku nje,polic i kosoves(jo ne detyre por ne ndeje private gjithnje i shoqeruar me nje grup serbesh e serbe me gjase reale ne gjendje te alkoholizuar ku sipas ligjit per policin e Kosoves,nuk ka guxuar ne gjendje te alokoholizuar ta kete armen)i ofrohet djemve shqiptar,per te tregu trimeri para vajzave edhe per te i largu djemt me fyrje edhe paraqitje te fortit per pa u presentuar si polic aq me pak ne rrethana te tilla,nuk eshte dukur si i tille.

Polici me pas ka shtene ne drejtim te djemve shqiptar duke i plagosur te dyte ku vlen te ceket se plaget i kane marr me shpine,pra mbrapa gje qe ngerthen ne vete se ne asnje menyre,nuk mund te kualifikohet vepra penale te cilen e ka kryer ai si mbrojtje e nevojshme nga se edhe nese ka ekzistu sulmi e qe nuk ka ekzistu kursesi,i njejti ka pushu edhe djemt jane plagos kur policit,nuk iu eshte kanos asnje sulm.

Mediat serbe edhe propaganda e tyre,e materializojn kete ngjarje,kete veper penale te kryer nga nje polic i Kosoves ne dem te jetes edhe trupit,sidomos ne dem te Kosoves edhe poentojn ku edhe ne KS te OKB kane me permend kurse Shteti yne pasiv,e trajton ceshtjen gabueshem,ne dem te vertetes edhe drejtesise.

Ftoj IPK,Prokurorin themelore ne Prishtine edhe te gjitha institucionet relevante te i qasen drejt kesaj ceshtje edhe te procedohet penalisht,polici i cili ka kryer vepren penale duke i plagos dy djem te rinje nga mbrapa ku ju ka rrezikuar jeten por vetem Zoti i ka shpetu.

Kjo ceshtje do te alarmohet ne nivel me te larte nese nuk procedohet drejt,sikur ne media ashtu edhe ne institucione nga se padrejtesit nuk kalojn.

Kete status e shkruaj si Avokat mbrojtes i Y.S njerit nga djemt e plagosur ne kete rast por ne pergjithsi ne interes te drejtesise.

(Kosova Sot Online)