Në ditën e Bajramit ndodhën 68 aksidente trafiku në Kosovë

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 10:17
Në ditën e Bajramit ndodhën 68 aksidente trafiku në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme, në festën e Fitër Bajramit, kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet në Gllobar të Drenasit ku vdiqën nënë e bir.

Më anë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se 34 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 376 gjoba trafiku.

(Kosova Sot Online)