4 raste të reja me COVID-19, askush s’u vaksinua gjatë 24 orëve të fundit

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 13:21
4 raste të reja me COVID-19, askush s’u vaksinua gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 4 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa sot janë shëruar 18 qytetarë.

MSH njoftoi se dje nuk ka pasur vaksinim, pasi qendrat nuk kanë punuar për shkak të festës së Bajramit.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë pak dhe sot është 414.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/307651594871996

(Kosova Sot Online)