Zelensky foli në Kuvend, Rama: Do të jemi në konferencën e donatorëve

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 13:38
Zelensky foli në Kuvend, Rama: Do të jemi në konferencën e donatorëve

Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua sot me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij i tha liderit ukrainas se Shqipëria është modeste në dhënie e ndihmës, megjithatë do të jetë në 5 maj në koferencën e donatorëve.

Rama tha se nuk ka kaluar shumë kohë qëkur populli shqiptar përjetoi të njëjtën histori si ukrainasit. Kreu i qeverisë i kujtoi Zelenskyt se i gjithë kombi shqiptar përfshirë edhe Kosovën është rreshtuar në krah të tyre.

“Ky parlament që sot  ka nderin të mblidhet t’ju dëgjojë ju, nuk shquhet për shpirtin e dakordësisë. Janë shumë të rralla rastet kur palët kanë rënë dakord dhe mbështetja me gjithë zemër është një nga ato raste edhe më të rralla, kur të gjithë me këtu kemi qenë dakord.

Krejt Shqipëria, i gjithë kombi,përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, kosova jemi rreshtuar krah jush. Shqipëria është një vend shumë më i vogël sa Ukraina. Mundësitë tona janë krejt modeste krahasuar me madhësinë marramendëse të shteteve të mëdha. Por ne kemi besuar qysh në fillim, vendi ynë s’mund të bëjë asnjë diferencë. Shqipëria mund të jetë e zëshme, si në NATO dhe OKB. Më 5 maj Shqipëria do të jetë e pranishme në konferencën e donatorëve.

Historia jonë e afërt kur gjysh milion shqiptar u shpërngulën nga trojet e tyre na ndihmon ta ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës. Qëndresa juaj e palëkundër në krye të shtetit, të gjitha palet e kësaj tragjedie janë përveçse sakrifica ekstreme edhe një shërbim i paçmuar që ju dhe vendi juaj po i bëni të gjithë botës”, u shpreh Rama.

(Kosova Sot Online)