Vuçiq në Greqi në përurimin e terminalit të gazit të lëngshëm, projekt që sfidon Rusinë

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 13:56
Vuçiq në Greqi në përurimin e terminalit të gazit të lëngshëm, projekt që sfidon Rusinë

Në qytetin e Alexandropoli në veri të Greqisë ka filluar sot ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm natyror. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë ky terminal i LNG-së pritet të jetë një “portë e re energjetike” që do ta ndihmojë Evropën dhe Ballkanin që të reduktojnë vrasinë nga gazi rus, shkruan Ekathimerini.

“Terminali i LNG-së është një “fener që dërgon mesazh të dyfishtë: se me përfundimin e tij ne së shpejti do të jemi në gjendje të shpëtojmë nga gazi që vjen nga burime ruse dhe se vendet tona po marrin një rol të përbashkët në hartë e re të energjisë”, ka thënë Mitsotakis, duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic. Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Gjithashtu ky projekt pritet të nxisë bashkëpunim më të ngushtë në rajonin e Ballkanit në fushën e energjisë.

Presidenti serb, Vucic, ka thënë se ndërtimi i një terminali të LNG-(Gazit të lëngshëm) është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin.

Vuçiq tutje ka thënë se Serbia duhet të ndërtojë sisteme për lidhje me Bullgarinë, sepse sipas tij kështu mund të pranojë sasi të mëdha gazi të lëngshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Greqi se ndërtimi i terminalit të LNG-së është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për të gjithë rajonin, për të gjithë Ballkanin.

(Kosova Sot Online)