Hajnat bëjnë kërdi në Kosovë, për 24 orë vodhën gjithçka

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 10:09
Hajnat bëjnë kërdi në Kosovë, për 24 orë vodhën gjithçka

Gjashtë raste të vjedhjes janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet e vjedhjes janë raportuar në Prishtinë dhe Gjakovë.

Në këto raste janë vjedhur vetura, para dhe vjedhje në supermarket.

Raporti i plotë:

Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë, 03.05.2022 – 01:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar.


Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë, 10.02.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij, me targa të huaja. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Bahri Fazliu, Prishtinë, 03.05.2022 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishte ne shtëpi kishte ndodhur një vjedhje, ku janë vjedhur para të gatshme, stoli ari euro dhe katër pasaporta. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Agim Cavdërbasha, Prishtinë, 03.05.2022 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga shtëpia e saj dyshohet se i janë vjedhur kursimet e saj, në para të gatshme. Njësiti policor është duke hetuar rastin.

Rr.Fahri Fazliu, Prishtinë, 24.04.2022-03:30. Me 03.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshuarin se i njëjti ka kryer vjedhje në tri lokacione të ndryshme. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar veprat në tërësi dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr.UQK, Gjakovë, 03.05.2022 – 17:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kryer vjedhje në një supermarket . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)