Frika nga sulmet ruse, BE planifikon mbështetje ushtarake për këtë shtet

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 12:08
Frika nga sulmet ruse, BE planifikon mbështetje ushtarake për këtë shtet

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për një mbështetje shtesë ushtarake për Moldavinë, për të parandaluar përhapjen e luftës ruse në shtetin fqinj të Ukrainës.

BBC raporton se gjatë një vizite në kryeqytetin moldav Kishinau, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE po shikonte se si mund të forconte forcat e armatosura të vendit.

Deklaratat e tij vijnë pas disa shpërthimeve të pashpjegueshme të javës së kaluar në Transnistria, një rajon separatist i kontrolluar nga Rusia, i cili është pjesë e Moldavisë. Këto ngritën frikën se konflikti mund të përhapet.

Raportet e fundit të bazuara në burime të inteligjencës ukrainase sugjeruan se Rusia mund të sulmojë Moldavinë në përpjekje për të forcuar ofensivën e saj në Ukrainën jugperëndimore.

(Kosova Sot Online)