Paralajmëron pulmologu kosovar: S’përjashtohet mundësia që të kthehet virusi

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 13:46
Paralajmëron pulmologu kosovar: S’përjashtohet mundësia që të kthehet virusi

Pulmologu Flamur Marku ka bërë të ditur se në Klinikën Pulmologjike janë të shtruar 66 pacientë, prej tyre mbi 20 në gjendje Post-Covid.

Megjithatë, ai tha se 50 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi për shkak të probleme klinike pulmonare, pneumonisë apo edhe kancer të mushkërive.

Doktor Marku foli edhe për mundësinë e rritjes së rasteve me Covid-19.

“Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtruar 66 pacientë do të thotë është kapaciteti i plotë i shtretërve që kemi në klinikë dhe prej tyre janë mbi 20 që janë në gjendje Post-Covid si pasojë e komplikimeve që kanë kaluar gjatë covidit dhe tani janë duke u trajtuar për probleme pulmonare. Gjendja e pacientëve është përgjithësisht e mirë por që kemi edhe prej tyre që janë në gjendje më  të rënduar. Prej tyre janë 50 pacientë me oksigjenoterapi për shkak të probleme klinike pulmonare por edhe kemi edhe gjendje të pneumonisë apo edhe kancer të mushkërive i cili trajtohet në klinikën e Pulmologjisë”.

“Nuk përjashtohet mundësia që të kthehet virusi duke u parë raportet që vijnë nga vendet më të zhvilluara që kanë një numër te madh të rasteve. E  vetmja mundësi e mirë është që pacientët që janë të vaksinuar e përjetojnë në formën më të lehtë të mundshme pa komplikime pulmonare tani më është e mundur edhe doza e tretë e vaksinës. Ata pacient që hyjnë në grupin e riskut duhet të vaksinohen me dozën e tretë që të mbajmë një titër të lartë të antitrupave dhe po që se prekemi prej virusit apo të gjitha formave që tani më janë në botë do të kemi më pak komplikime dhe nevojë për hospitalizim”, tha Marku.

(Kosova Sot Online)