Rusia deklarohet nëse do ta shpallë luftën në Ukrainë në Ditën e Fitores

  • G.G /
  • 04 May 2022 - 14:35
Rusia deklarohet nëse do ta shpallë luftën në Ukrainë në Ditën e Fitores

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se s’ka shanse që presidenti rus Vladimir Putin të deklarojë luftën në Ukrainë më 9 Maj, në Ditën e Fitores, duke i quajtur si “të pakuptimta” raportimet për këtë gjë,

Këtë deklaratë ai e bëri kur u pyet nga CNN në një konferencë të rregullt.

Pekov po ashtu mohoi raportet që Putini mund të përdorë Ditën e Fitores

Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet se Putini mund të përdorë Ditën e Fitores për të shpallë mobilizimin në vend, gjë që do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të mbledhë trupa, por edhe të vendosë ekonominë në një bazë lufte.

Analistët dhe zyrtarët perëndimorë thanë më parë se besojnë se më 9 maj, pas më shumë se dy muajsh që e quajti pushtimin e Ukrainës një “operacion special ushtarak”, Putin mund të shpallte zyrtarisht luftë.

Dita e Fitores shënohet në Rusi me një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq.

Putini është symprehtë për simbolizmin e datave, pasi ka nisur pushtimin e Ukrainës një ditë pas Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, një ditë tjetër ushtarake vendimtare në Rusi, duke i bërë zyrtarët perëndimorë të besojnë se ai do të përdorte 9 majin ose për të shpallë një arritje ushtarake në Ukrainë, ose të përshkallëzojë luftimet në Ukrainë – ose të dyja.

(Kosova Sot Onlne)