Martin Berishaj plot disponim, e pret në Zyrë Ambasadorin e Koresë

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 15:53
Martin Berishaj plot disponim, e pret në Zyrë Ambasadorin e Koresë

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili është përfolur vazhdimisht në media për skandalin financiar në Slloveni ka takuar ambasadorin e Republikës së Koresë Hong Sung Wook.

Berishaj nga fotografitë e postuara duket plot disponim dhe me homologun nga Koreja e Jugut kanë biseduar për situatën e sigurisë pas invazionit rus në Ukrainë.

“Ambasadori i Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj, priti në takim, ambasadorin e Republikës së Koresë z Hong Sung-Wook. Në takim u bisedua për situatën e krijuar në botë pas invazionit rus në Ukrainë si dhe për gjendjen në bashkësinë ndërkombëtare, si refleks i luftës në Ukrainë si dhe për marrëdheniet e mira me shtetin korean, duke vu ne pah mbështetjen që pritet të na e bëjnë lidhur me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Zagreb.

(Kosova Sot Online)