Kurti në Berlin: Mjaft është mjaft, Kosovës t’i liberalizohen vizat

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 16:43
Kurti në Berlin: Mjaft është mjaft, Kosovës t’i liberalizohen vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin, ka thënë se Kosova ka kryer detyrat e saj për çështjen liberalizimit të vizave dhe se tani është radha e BE-së ta bëjë të njëjtën.

Kurti tha se këtë kërkesë ia tha kancelarit gjerman gjatë takimit.

“Në korrik bëhen 4 vite prej se Komisioni Europian ka rekomanduar  liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në Këshillin e BE-së dhe tani është radha që edhe BE ta bëjë të njëjtën”.

 (Kosova Sot Online)