Konsullata e parë e Nderit e Hungarisë në Kosovë u hap zyrtarisht në Prizren

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 17:44
Konsullata e parë e Nderit e Hungarisë në Kosovë u hap zyrtarisht në Prizren

Konsullata e parë e Nderit e Hungarisë në Kosovë u hap zyrtarisht në Prizren nga Dr. Péter Sztáray, Ministër i Shtetit të Politikës së Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe Dr. József Bencze, ambasador i Hungarisë në Republikën e Kosovës.  Në ceremoninë e hapjes morën pjesë dhe iu drejtuan znj. Emília Rexhepi, zëvendëskryeministre, z. Kresnik Ahmeti, zëvendësministër, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Antigona Bytyqi, Kryetare e Kuvendit Komunal të Prizrenit.  Konsulli i Nderit, z.Irfan Daullxhiu është një kardiolog i njohur me një reputacion të patëmetë dhe me lidhje të shkëlqyera në rajon, emërimi i tij tregon një fuqizim të prezencës së Hungarisë dhe një hapje për fusha të reja bashkëpunimi.

Detyra kryesore e Konsullit të Nderit të Hungarisë do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik përmes kontakteve të rretheve të biznesit të dy vendeve, nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit, si dhe ofrimi i ndihmës konsullore për qytetarët hungarez.  Veprimtarinë e tij do ta zhvillojë në rrethin konsullor, i cili përfshin rajonin e Prizrenit (Dragash, Suharekë, Mamushe) dhe Gjakovë (Rahovec, Malishevë).

Veprimtaritë e konsullatës së nderit do të intensifikojnë marrëdhëniet e ndërsjella, të cilat datojnë që në kohën kur Huniadit dhe Kastriotasit ishin bashkuar nga një aleancë e gjatë antiosmane.  Qyteti i Prizrenit mbart një përkujtim të bukur të kësaj aleance historike, bustet e Gjon Huniadit dhe bashkëluftëtarit dhe mikut të tij, Skënderbeut, të cilët u ngritën nga Ambasada Hungareze në oborrin e Katedrales së Prizrenit.

Themelimi i zyrës konsullore theksoi rëndësinë në rritje të Kosovës dhe potencialin e saj për Hungarinë për të bashkëpunuar në fusha të përbashkëta të interesit si trajtimi i ujit, akuakultura si dhe mundësitë e teknologjisë së informacionit në qeverisje.

Hapja e Konsullatës së Nderit në Kosovë është padyshim një moment historik për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe përbën një potencial të madh për bashkëpunim të mëtejshëm.

(Kosova Sot Online)