'Marrëveshja Kosovë-Serbi s’ka qenë kurrë më afër'

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 18:23
'Marrëveshja Kosovë-Serbi s’ka qenë kurrë më afër'

Idriz Zeqiraj, veprimtar në degën e LDK-së në Gjermani, vlerëson se takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, është domethënës.

Sipas tij, kërkesa që edhe Scholz e pati, ajo për marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, nuk ka qenë kurrë më afër të realizohet.

“Është më afër se kurrë ndonjëherë. Është momentum që duhet të shfrytëzohet. Kosova duhet ta dëgjojë zërin e Amerikës dhe të Evropës”, është shprehur Zeqiraj.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se Kosovës nuk mund t’i kërkohet diçka që të japë në negociata.

“Kosova nuk ka çfarë të japë më. Mjaft ka dhënë. Tashmë edhe Kurti është i përkushtuar në këtë proces. Dialogu për të nuk renditet siç deklaronte dikur në vendet 5-6-7”.

(Kosova Sot Online)