Mashtroi qytetarin që do t’ia siguronte banesën si punëtor i shoqatës humanitare, arrestohet

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 09:32
Mashtroi qytetarin që do t’ia siguronte banesën si punëtor i shoqatës humanitare, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar nën dyshimin për mashtrim.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti muaj më parë ishte prezantuar si punëtor i shoqatës humanitare dhe i kishte premtuar që do të ia siguronte një banesë viktimës, mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit,i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)