Arrestohen tre shtetas serbë, hynë ilegalisht në Kosovë

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 10:14
Arrestohen tre shtetas serbë, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy gra dhe një mashkull, shetas serbë, janë arrestuar pasi kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjet pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, tha policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

KALIM ILEGAL I KUFIRIT /Fsh. Koshuticë, Leposaviq, 02.05.2022 – 19:45. Janë arrestuar dy femra dhe një mashkull shtetas të Serbisë, pasi që me veture kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në R. Kosovë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjet pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)