Kujdes nga ambiciet ruso serbe për agresion, Kosova vendi më nevralgjik i luftës në Ballkan

Kujdes nga ambiciet ruso serbe për agresion, Kosova vendi më nevralgjik i luftës në Ballkan
Kujdes nga ambiciet ruso serbe për agresion, Kosova vendi më nevralgjik i luftës në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 05 May 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në Ballkanin Perëndimor kemi Serbinë si mike dhe e pandarë nga Rusia. Këtë më mirë se Anglia nuk po e shpreh askush. Ministrja e Punëve të Jashtme e Anglise tha: " Nuk duhet harruar Ballkanin(...).Koha është të shtojmë ndikimin në Ballkan dhe mos të lejojmë front të ri të luftës në Evropë (...)". Qëndrimi kundër agresionit është politik. Anglia ishte edhe në Ukrainë aktive para luftës. Këtë po e shprehë edhe ndaj Ballkanit Perëndimor. Fakt është se Serbia është armatosur shume. Armët i ka kundër shteteve tjera në fqinjësi dhe rajon.

-Paqja në botë është në rrezik serioz prej Rusisë dhe Kinës. Këto dy shtete janë të armatosura dhe e zënë vendin e dytë dhe të tretë të vendeve më të armatosura në botë. Tash kemi agresionin rus mbi Ukrainë. Veç kësaj, Rusia është shumë prezentë në Ballkanin Perëndimor, në Siri, në Afrikën Qendrore, në Azi dhe në disa vende të ndryshme të Amerikës Latine. Kina po përhapet shumë në Afrikë, në Azinë Jugore dhe në drejtim të Japonisë, në Amerikën Latine etj. Hapur ka kërcënuar Tajvanin.

Në veçanti rreziku po rritet më raportet e ngushta midis Rusisë dhe Kinës. Këto dy shtete po bashkëpunojnë ngushtë në fushën ekonomike, ushtarake dhe në fushën e teknologjisë. Kina nuk e ka dënuar agresionin rus n Ukrainë dhe po e përkrah dhe furnizon Rusinë me mjete rezervë. Jo më mirë është edhe India. Ky shtet po merr drithërat ruse dhe po i shet në treg. Ka hapur edhe lidhjet për gaz dhe derivate tjera. Në Ballkanin Perëndimor kemi Serbinë si mike dhe e pandarë nga Rusia. Këtë më mirë se Anglia nuk po e shpreh askush. Ministrja e Punëve të Jashtme e Anglisë tha: " Nuk duhet harruar Ballkanin(...).Koha është të shtojmë ndikimin në Ballkan dhe mos të lejojmë front të ri të luftës në Evropë (...)". Qëndrimi kundër agresionit është politik. Anglia ishte edhe në Ukrainë aktive para luftës. Këtë po e shprehë edhe ndaj Ballkanit Perëndimor. Fakt është se Serbia është armatosur shumë. Armët i ka kundër shteteve tjera në fqinjësi dhe rajon. Serbia nuk i përkrahi sanksionet e botës demokratike kundër Rusisë.

Është tërësisht e varur nga Rusia. Armët, financat, gazin dhe ekonominë e vendit e ka kryesisht ruse. Nga kjo vartësi koloniale po rrezikohet shumë Ballkani Perëndimor. Në radhë të parë është Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Prapa nuk është as Maqedonia Perëndimore dhe Mali i Zi. Mendohet se në situata të rrezikshme për Rusinë, fjala është për mos sukseset e Rusisë në Ukrainë, mundë të vij deri te konfliktet në Ballkan. Fillimisht me serbët në Kosovë, duke vepruar kundër shtetit dhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke shkuar Republika Serbe në procesin e ndarjes së shtetit nga Bosnja e Hercegovina. Ky rrezik është aktual në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo, veprime ushtarake dhe kriminale mund të bëhen edhe në Siri nga rusët, sikundër edhe Afrikën Qendrore dhe në Amerikën Latine, në Venezuelë.

Kësaj mund t'i bashkohet Kina në veprime ushtarake në Detin Kinez, kundër Tajvanit e në Afrikë. Paqja është kështu në rrezik. Lufta botërore shpërthen. Këtu është shkaku që SHBA-të po parashikojnë ndryshime të mëdha në botë. Ndërsa, Anglia më konkretisht. Ndryshimet veç po bëhen. Rregullat e lojës midis Perëndimit dhe Rusisë e Kinës kane ndryshuar. Agresioni rus ndaj Ukrainës ka bërë ndryshime të mëdha në rregullat e lojës. Tash kemi konflikte të hapura ushtarake. Në njërën anë, është SHBA në botën Perëndimore dhe, në anën tjetër, është Rusia dhe Kina. Kjo ndarje është bëre e dukshme dhe ka marrë karakter luftarak. Priten rreziqe edhe më të mëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".