I regjistronte në kundështim me ligjin për të përfituar pensione, ndalohet zyrtari i Shërbimit të Gjendjes Civile në Gjilan

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 10:17
I regjistronte në kundështim me ligjin për të përfituar pensione, ndalohet zyrtari i Shërbimit të Gjendjes Civile në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka ndaluar pë 48 orë një zyrtar të Shërbimit të Gjendjes Civile në Bresalc dhe Vërbicë të Gjilanit, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka regjistruar persona të ndryshëm në Komunën e Novëbërdës, në kundërshtim me ligjin, të cilët pastaj kanë përfituar pensione bazë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK-Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka ndaluar për 48 orë te dyshuarin I.R nga fshati Verbicë e Zhegovcit komuna e Gjilanit, për dyshim se i njëjti si person zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 1 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona ne kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013, konkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4 dhe neni 11 paragrafi 2 te Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar personat te ndryshëm ne Komunën e Novobërdës, e te cilët me pastaj kane përfituar pensione baze”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

Njoftimi i Prokurorisë:

Gjilan, 5 Maj, 2022

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK-Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka ndaluar për 48 orë te dyshuarin I.R nga fshati Verbicë e Zhegovcit komuna e Gjilanit, për dyshim se i njëjti si person zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 1 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona ne kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013, konkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4 dhe neni 11 paragrafi 2 te Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar personat te ndryshëm ne Komunën e Novobërdës, e te cilët me pastaj kane përfituar pensione baze.

(Kosova Sot Online)