Maliqi: Mitologjitë e dikurshme opozitare mbi dialogun le të treten bashkë me ushqimin e darkave në Berlin

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 10:41
Maliqi: Mitologjitë e dikurshme opozitare mbi dialogun le të treten bashkë me ushqimin e darkave në Berlin

Analisti politik, Agon Maliqi, thotë se takimi i djeshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq ka qenë mundësi që të arrihet marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh mes dy shteteve.

Maliqi poashtu ka thënë se Status-quoja i ka shkuar përshtati Rusisë dhe Vuçiqit që nga viti 2014.

“Koha për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë ka qenë dje. Status-quo i ka shkuar për shtati Rusisë (& Vucicit) prej 2014, me ndihmën e përçarjeve & popullizmit në mesin tonë”, ka shkruar ai.

Maliqi tutje ka thënë se mitologjitë e dikurshme të opozitës për dialogun le të treten.

“Mitologjitë e dikurshme opozitare mbi dialogun le të treten bashkë me ushqimin e darkave në Berlin”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)