“Na e ndërlikoi Putini”, bisedime “shumë shumë të vështira” për Vuçiqin në Berlin

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 10:45
“Na e ndërlikoi Putini”, bisedime “shumë shumë të vështira” për Vuçiqin në Berlin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se bisedimet ishin “shumë shumë të vështira”. Ai tha se lajm i rëndësishëm është interesimi i madh i qeverisë gjermane për dialogun.

Vuçiq deklaroi se darka joformale me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë shumë e vështirë. Sipas tij, përfaqësuesit gjermanë kanë insistuar që ajo që është nënshkruar në Bruksel duhet të zbatohet.

Vuçiq tha se me kancelarin gjerman, Olaf Szholz dhe me ministren e Jashtme gjermane, Anela Bearbock diskutuan për çështje të rëndësishme.

Tanjug raporton se Vuçiq ka thënë se në aspektin politik dhe në atë politik, situata për Serbinë s’ka qenë kurrë më e vështirë, duke theksuar se deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin për Kosovën ia ka ndërlikuar punët edhe më shumë Serbisë.

I pyetur nëse mund të zbulojë detaje nga takimi me Kurtin dhe nëse ka pasur ndonjë ndryshim, Vuçiq tha se nuk i pëlqen të flasë për detaje, por se biseda ka qenë “shumë, shumë e vështirë”.

(Kosova Sot Online)