Opozitë-pozitë në “luftë”, deputetja e AAK-së dhe VV-së postojnë foto bashkë

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 14:55
Opozitë-pozitë në “luftë”, deputetja e AAK-së dhe VV-së postojnë foto bashkë

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka publikuar foto me deputeten e LVV-së Shqipe Mehmeti-Selimi, pikërisht sot kur në Kuvend pati zhurmë dhe tensione mes opozitës dhe pozitës.

“Me kolegën deputeten Shqipe Mehmeti-Selimi”, ka shkruar Reshitaj, krahas fotografisë së publikuar në profilin e saj në Facebook.

Kujtojmë se Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hedhur kutinë e votimit që u vendos para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LVV-së, Salih Zyba u mundua t’ia hiqte nga duart.

Opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

Ata bënë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren.

(Kosova Sot Online)