Ja kur do ta vizitojë kancelari gjerman Ballkanin

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 22:03
Ja kur do ta vizitojë kancelari gjerman Ballkanin

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambercht, ka njoftuar se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do ta vizitojë Ballkanin në vjeshtën e këtij viti.

Këto deklarata Lambercht i ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kancelari do të vijë në rajon në vjeshtë për të pasur një përshtypje për gjendjen në rajon dhe kjo rinisje e procesit është tejet e rëndësishme për dialogun dhe tërë procesin”, ka thënë Lambercht.

Scholz ka thënë edhe gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës të mërkurën në Berlin, se së shpejti do ta vizitojë Kosovën, por pa bërë të ditur ndonjë periudhë të caktuar kohore.

(Kosova Sot Online)