Deputetja e PDK’së takon Abottin: E nderuar që do ta udhëheq Grupin e Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 16:41
Deputetja e PDK’së takon Abottin: E nderuar që do ta udhëheq Grupin e Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, në këtë mandat do ta udhëheqë Grupin e Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë ajo ka takuar ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, derisa tha se është nder për të që të udhëheqë më këtë grup.

“Me Ambasadorin Abbott ndamë pikëpamjen e njëjtë lidhur me agresionin rus në Ukrainë, qëndrojmë pranë Ukrainës dhe popullit të saj ndërsa dënojmë bombardimet ruse kundër civilëve të pafajshëm në Ukrainë.  Gjithashtu patëm pajtim në shumë çështje tjera që lidhen me zhvillimet politike të Republikës se Kosovës, rrugën e saj për anëtarësim në Këshillin e Europës, në NATO dhe BE”.

Musliu-Shoshi ka thënë se takimi me ambasadorin Abbott është një fillim i mbarë për bashkëpunim në mes të Grupeve të Miqësisë të te dyja vendeve, përmes të cilit tha se synojnë të marrim përkrahje edhe më të madhe në qëllimet shtetërore të Kosovës e që janë integrimi në BE dhe NATO.

(Kosova Sot Online)