Rrahje masive në Prizren, arrestohen shtatë persona

  • S.A /
  • 07 May 2022 - 09:15
Rrahje masive në Prizren, arrestohen shtatë persona

Shtatë persona janë arrestuar, të cilët gjatë një ndeje në një lokal janë rrahur mes veti dhe si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:50 në Tranzit i Vjetër, në Prizren.

Siç thuhet në raport, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë pronë e njërit prej të dyshuarve.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një ndeje në një lokal janë rrahur mes veti dhe si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë pronë e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )