Guardian radhit Porto Palermon e Vlorës në mesin e plazheve më të mira në Evropë

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 17:58
Guardian radhit Porto Palermon e Vlorës në mesin e plazheve më të mira në Evropë

Prestigjiozja britanike, Guardian, ka futur plazhin Porto Palermo në Qeparo të Vlorës në mesin e plazheve më të mira në Evropë, duke sugjeruar që të jetë në listën e vendeve për të u vizituar këtë verë.

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: kaltërsia e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i paprekur dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare”, thuhet në përshkrim.

Ndërkohë, për ata që vizitojnë Malin e Zi, Guardian ka sugjeruar plazhin ‘Rëra e Imët’ në Budva.

“Budva e Malit të Zi është një nga vendet më të mëdha të vendit dhe mund të jetë e vështirë t’i shpëtosh turmave. Por në ‘Rërën e Imët – Drobni Pijesak’, pak më në jug, ka ujëra smeraldi të rrethuar nga male të pyllëzuara, dhe dy restorantet e plazhit që ofrojnë ushqime malazeze të pjekura në skarë”.

Guardian po ashtu ka radhitur disa plazhe brilante në Greqi, Gjermani, Spanjë, Poerugali, Holandë, Francë, Turqi, Itali e Kroaci, si vende të përshtatshme për t’i vizituar.

(Kosova Sot Online)