Kosova e Izraeli sot nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 08:49
Kosova e Izraeli sot nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se sot më datë 9 maj do të nënshkruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit midis Kosovës dhe Izraelit.

Në njoftim thuhet se memorandumi do të nënshkruhet në kuadër të kësaj qendre.

“Nesër më 9 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, ku do të nënshkruajë memorandum e parë të mirëkuptimit duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe MASHTI-t në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Yad Vashem ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente.

(Kosova Sot Online)