Vodhi një Iphone, arrestohet 22-vjeçari në Vushtrri

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 10:54
Vodhi një Iphone, arrestohet 22-vjeçari në Vushtrri

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale  ‘vjedhje’.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë  kanë  arrestuar  të dyshuarin B. V., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, “pasi  që i njëjti  dyshohet  se me datën 05 maj 2022 në  Vushtrri, ka kryer veprën  penale ‘vjedhje’ të një telefoni IPHONE. Si provë materiale te i dyshuari është gjetur telefoni i vjedhur dhe i njëjti i është kthyer viktimës”, tha policia.

Lidhur me rastin dhe  veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)