Paga mesatare në Zagreb do t’ju habisë

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 12:46
Paga mesatare në Zagreb do t’ju habisë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në persona juridikë në qytetin e Zagrebit në shkurt të këtij viti ka arritur në 8,640 kuna (1,146 euro), që është një rritje prej katër për qind në krahasim me shkurtin 2021, sipas Departamentit të Statistikave të Zyrës së Qytetit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillimi, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Krahasuar me pagën mesatare mujore për shkurt në nivel të vendit, e cila arriti në 7,452 HRK (989 euro), paga mesatare neto e Zagrebit e paguar për të njëjtin muaj ishte më e lartë për 1,188 HRK (157 euro).

Sipas Departamentit të Statistikave të Zyrës së Qytetit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim, paga më e lartë mesatare mujore neto te personat juridikë në muajin shkurt është paguar në prodhimin e produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, në vlerë prej 15,243 HRK (2,024 euro).

Në të kundërt, paga më e ulët është paguar në prodhimin e lëkurës dhe produkteve të ngjashme, në vlerën 4,994 kuna (663 euro).

(Kosova Sot Online)