Elon Musk bën deklaratën e papritur: Nëse vdes në rrethana misterioze…

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 13:11
Elon Musk bën deklaratën e papritur: Nëse vdes në rrethana misterioze…

Elon Musk ka bërë së fundmi një deklaratë të papritur dhe të dyshimtë në Twitter. Miliarderi, i cili bleu së fundmi rrjetin social për 44 miliardë dollarë, flet për vdekje në rrethana misterioze duke i befasuar të gjithë përdoruesit e internetit.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, është kënaqësi që ju kam njohur,” shkroi Musk në Twitter, rreth një javë pasi ai njoftoi vendimin e tij për të blerë kompaninë e famshme.  Ai ka shkaktuar një sërë reagimesh nga ndjekësit. Ndërsa disa shprehën shqetësimin, shumë të tjerë mbështetën anën e tij qesharake.

(Kosova Sot Online )