BE tregon datën kur Ukraina do të mësojë fatin rreth anëtarësimit të mundshëm

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 19:30
BE tregon datën kur Ukraina do të mësojë fatin rreth anëtarësimit të mundshëm

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq do të synojë të jap mendimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian në muajin qershor.

Ajo e ka publikuar një fotografi duke folur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi online të G7-ës.

“Mezi pres të marr përgjigjet për pyetësorin e anëtarësimit në BE”, tha von der Leyen.

(Kosova Sot Online)