Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan, vetura përfundon në ara

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 08:04
Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan, vetura përfundon në ara

Në orët e vona të mbrëmjes që lam pas ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Pejë-Deçan.

Sipas pamjeve të publikuara shihet se të paktën një veturë ka përfunduar në ara.

Në vendngjarje ka dalë edhe autoambulanca së bashku më policinë.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

(Kosova Sot Online)