Policia: Tre persona u bënë për emergjencë nga aksidenti në rrugën Pejë-Deçan

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 08:28
Policia: Tre persona u bënë për emergjencë nga aksidenti në rrugën Pejë-Deçan

Tre persona janë dërguar në emergjencën e spitalit si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Deçan. Bëhet fjalë për një vetaksident, ku vetura ka përfunduar në ara, në fshatin Raushiq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në në emergjencën e spitalit”, tha Gashi.

Pamje nga vendi i ngjarjes mund të shihni në videon më poshtë:

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për respektim të shenjave të trafikut. 

(Kosova Sot Online)