Nga Komuna e Prishtinës vjen lajmi i mirë

  • G.G /
  • 10 May 2022 - 10:01
Nga Komuna e Prishtinës vjen lajmi i mirë

Në seancën e radhës të Kuvendit Komunal  të Prishtinës e cila do të mbahet të martën e 10 majit, do të votojmë për subvensionimin e nёnave lehona, pёrfituese tё skemёs sociale (pёr tё posalindurit e tyre). 

Ky vendim vlenë për tё gjitha nёnat lehona, pёrfituese tё skemёs sociale qё kanё lindur fёmijё nga data 01.01.2022 e tutje, e të cilat me këtë vendim  do tё subvencionohen nga Komuna e Prishtinёs në shumën prej 500.00 €

Qëllimi i këtij propozimi ёshtё dhёnia e ndihmës, tё cilёn Komuna e Prishtinёs ua ndanë nёnave lehona qё sё paku pas lindjes tё kenё mundёsi t’iu sigurojnё shёrbimet dhe produktet e nevojshme esenciale pёr tё posalindurit. Këtë lajm e ka publikuar asamblistja e Kuvendit komunal Fiknete Bejta.

(Kosova Sot Online)