Temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi? I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor takohet sot me presidentin serb

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 10:04
Temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi? I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor takohet sot me presidentin serb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq , do të takohet sot me të dërguarin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë, për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas njoftimit të fundit nga mediat në Serbi thuhet se takimi i dyshes do të zhvillohet në presidencën serbe.

Nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë takim, por që padyshim pas zhvillimeve të fundit në vend dhe në rajon, temë diskutimi pritet të jetë zhvillimi i dialogut Kosovë-Serbi.

(Kosova Sot Online)