Kurti viziton kompaninë LinkedIn, i fton në Kosovë për investime

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 10:18
Kurti viziton kompaninë LinkedIn, i fton në Kosovë për investime

Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar objektin e kompanisë së teknologjisë LinkedIn, ku thotë se është takuar me drejtuesit e kompanisë.

Në një postim të shkruar në profilin e tij në Twitter, kryeministri thotë se Kosova ofron një klimë të favorshme investimi për kompanitë e teknologjisë.

“Potenciali i rritjes së madhe të hapësirës së IT-së në Kosovë ofron një klimë të favorshme investimi për kompanitë e teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për njerëzit tanë, siç thash gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)