Vuçiq e pret në Beograd Emisarin e Kancelarit Scholz për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 10:45
Vuçiq e pret në Beograd Emisarin e Kancelarit Scholz për Ballkanin Perëndimor

President serb Aleksander Vuçiq është takuar me Emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në Beograd.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Emisarit Sarrazin në Serbi, teksa Vuçiq ka postuar fotografi nga takimi që ka filluar në ora 9:00 në Presidencën serbe.

Sarrazin është emëruar Emisar Special nga qeveria gjermane në shkurt të këtij viti.

Emisari Sarrazin ka thënë se Gjermani e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe dëshiron që procesi të rifillojë mes palëve.

(Kosova Sot Online)